Tiranë, 5 Prill NOA - Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip mbërrin sot në mesditë në Shqipëri për një vizitë zyrtare që do të ndiqet nga një axhendë intensive sot me takime me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.
Z. Andrus Ansip do të mbërrijë rreth orës 13.00 në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit dhe ai do të pritet në selinë qeveritare nga Kryeministri Sali Berisha.
Për afro 20 minuta, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Estonisë, z. Andrus Ansip.
Menjëherë më pas, në orën 13.30 do të ketë bisedime zyrtare midis dy delegacioneve për të vijuar me nënshkrim marrëveshjeje midis dy qeverive.
Kurse rreth orës 14.30, qeveria ka paralajmëruar se do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp midis dy kryeministrave Berisha dhe Ansip.
e.r/NOA