English

Njoftim nga Ministria e Kulturës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Minoritetit Rom, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, do të organizojë në ambientet e MTKRS-se me date 6 Prill 2010 ora 11:00, "Ditët Kulturore të Romëve të Shqipërisë".

Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues te Trupit Diplomatik te akredituar në Tirane, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si edhe të shoqërisë civile.

Aktiviteti do të konsistojë në hapjen e një ekspozite, në të cilën do të ketë eksponate të ndryshme, objekte artizanati të këtij komuniteti etj. Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i angazhimeve te Këshillit te Ministrave për përfshirjen sociale dhe integrimin e minoritetit rom, si edhe promovimi i kontributit unik të këtij komuniteti në jetën kulturore shqiptare.

Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me performanca muzikore të luajtura nga muzikantë rom.

KOMENTE