English

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë institucioneve

Shkup, 5 Prill, NOA - Raportet e faktorit ndërkombëtar theksojnë se Maqedonia ka mangësi të theksuara në transparencën e punës në institucionet shtetërore. Pavarësisht fushatës së qeverisë së Maqedonisë "Thuaj JO korrupsionit", qytetarët e kanë të vështirë ta denoncojnë korrupsionin, ndërkohë që si institucione më të korruptuara renditen administrata, shëndetësia dhe sistemi gjyqësor.

Sipas raportit të bërë nga organizata qytetare "Transparencë - Zero korrupsion", qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë institucioneve që duhet të luftojnë korrupsionin.

"Gjatë hulumtimit tonë, në pyetjen pse nuk i denoncojnë rastet korruptive, me të cilat janë ballafaquar, qytetarët përgjigjeshin: Çka do të fitojmë me këtë? Asgjë nuk do të ndryshohet. Kjo dëshmon se qytetarët e kanë humbur besimin ndaj institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin", thotë Sllagjana Taseva nga "Transparencë - Zero korrupsion".

m.xh/NOA

KOMENTE