Romë, 5 Prill NOA - Skuadra e Romës është një ndër pretendentet kryesore për fitimin e titullit të Seria A ku në kampionatin italian tashmë kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje dhe ekipi kryeqytetas duhet të marrë rezultate pozitive në këto sfida.
Ekipi i Klaudio Ranierit, ndodhet vetëm një pikë larg kryesuesve të Interit dhe për të dhënë entuziazëm në këtë klub ka menduar vetë tekniku i cili ka shprehur gatishmërinë e lojtarëve të tij në këtë fund kampionati.
"Jemi në një formë mjaft të mirë dhe në ndeshjet e mbetura do të japim maksimumin tonë për të marrë rezultate sa më pozitive", - deklaroi Ranieri.
Gjithashtu krahas teknikut të Romës ka qenë dhe vetë kapiteni i saj, Totti i cili ka mbështetur ekipin e tij duke theksuar formën e mirë që zotëron kjo skuadër dhe të gjithë lojtarët që janë pjesë përbërëse e saj.
r.b/NOA