Bavari, 5 prill, NOA - Një shqiptar nga Kosova me banim në landin e Bavarisë në Gjermani ka masakruar bashkëshorten dhe djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe policia gjermane ka dhënë vetëm emrin e autorit dhe moshën.
Bëhet fjalë për Ajet K., 40 vjeç, i cili ka gjuajtur fillimisht gruan e tij, Dinore K., me pistoletë dhe më pas ka vrarë djalin e quajtur Aulon.
Sipas policisë ka qenë bashkëshortja e plagosur e cila ka njoftuar ndihmën e shpejt, por më pas ajo është qëlluar sërish nga burri i saj.
m.xh/NOA