English

Shtyhet sërish seanca për "Gërdecin", mungojnë avokatët

Tiranë, 5 Prill, NOA - Mungesa e avokatëve të të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit ka bërë që gjyqi të shtyhet sërish. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm dhe ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore të import-eskportit të materialeve ushtarake, MEICO, Ylli Pinari.

I pranishëm në këtë seancë ka qenë avokati i të pandehurit Mihal Delijorgji, Maks Haxhia.

Avokati ka kërkuar nga trupi gjykues që të marra masa për mos përsëritjen e mungesës së avokateve. Haxhia ka debatuar dhe me anëtarin e trupit gjykues Ritvan Hado për këtë çështje.

Në këtë seancë pritej që të fliste dhe ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari në lidhje me përfshirjen e kompanisë që ai drejtonte në grumbullimin e armëve në Gërdec.

m.xh/NOA

KOMENTE