English

Tërmet në Kaliforni

Kaliforni, 5 Prill, NOA - Një tërmet i fuqishëm u ndje sot në Los Angeles dhe Kaliforni. Dy vetë kanë mbetur të vdekur si dhe në shumë zona është shpallur gjendja e emergjencës. Tërmeti ishte 7,2 ballë dhe ishte i përqendruar vetëm në jug të kufirit të SHBA pranë Meksikos dhe në Baja Kalifornia.

Studiuesit thonë është një prej tërmeteve më të fortë që ka goditur rajonin në dekada.

Qendra sizmologjike përgjatë kufirit të Meksikës me Kalifornin raportoi se tërmeti është shoqëruar me të paktën 20 tronditje të vogla. Tërmeti fillestar kishte një thellësi prej 10 kilometra.

m.xh/NOA

KOMENTE