English

Topi dhe Meta shkojnë në Gjermani basjkë me kreun e Kushtetueses

Tiranë, 5 prill NOA - Pak orë pasi u dha dekoratat krerëve të komuniteteve fetare, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Presidentit gjerman, z. Horst Këler.

Gjatë qëndrimit dyditor në Gjermani, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit, etj, do të zhvillojë takime me Presidentin e Gjermanisë, Horst Këler dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit federal.

Temë qendrore e bisedimeve mes dy Presidentëve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

e.r/NOA

KOMENTE