Tiranë, 5 Prill, NOA - Presidenti Bamit Topi ka dekretuar sot emërimin e pesë gjyqtarëve. Emërimet e kreut të shtetit janë bërë në gjykatën e Durrësit dhe atë të Tiranës. Përkatësisht, në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës janë emëruar gjyqtarët Petraq Curri, Lazer Sallaku, Astrit Faqolli dhe Alma Brati.
Ndërsa në gjykatën e Tiranës është dekretuar nga kreu i shtetit emërimi i gjyqtares
Elda Vrioni.
Emërimet e reja të kreut të shtetit janë bërë në bazë të nenit 93 dhe 136, paragrafi 4 të Kushtetutës.
Ndërkohë që zyra e shtypit sqaron se propozimet për vendet vakte dhe përzgjedhja e emrave nga ana e kreut të shtetit janë bërë me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
m.xh/NOA