Pikërisht për këtë fakt, presidenti Sali Berisha kur drejtonte shtetin në periudhën 1992-1997 me dy mandate presidenciale njërin prej të cilëve e la disa muaj pas hyrjes në fuqi, kishte kërkuar publikisht që Janullatos të mos ishte kreu i kishës ortodokse shqiptare me argumentin se në krye të kishës duhet të ishte një shqiptar. Për të arritur këtë qëllim Berisha bëri disa përpjekje madje shpalli dhe një referendum në vitin 1994 por e humbi atë
Tiranë, 5 Prill NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka sulmuar sot, ndonëse me një gjuhë të hollë diplomatike sikundër çdo politikan profesionist, kreun e kishës ortodokse shqiptare duke kërkuar që feja të flasë shqip në Shqipëri.
"Besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve, i bën fuqishëm për vete, i njeh ata si të tijtë", - deklaroi z.Topi duke përforcuar se këtë porosi e ka lënë dhe At Zef Pllumi të cilin e cilësoi si "një nga simbolet më sipërore të besimit, të qëndresës, të shkrimit dhe të dëshmisë".
Deklarata e Topit erdhi sot kur ai dekoroi krerët e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri, përfshirë dhe z.Anastas Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse në Shqipëri, i cili dihet se meshat i kryen në gjuhën greke.
Pikërisht për këtë fakt, presidenti Sali Berisha kur drejtonte shtetin në periudhën 1992-1997 me dy mandate presidenciale njërin prej të cilëve e la disa muaj pas hyrjes në fuqi, kishte kërkuar publikisht që Janullatos të mos ishte kreu i kishës ortodokse shqiptare me argumentin se në krye të kishës duhet të ishte një shqiptar.
Për të arritur këtë qëllim Berisha bëri disa përpjekje madje shpalli dhe një referendum në vitin 1994 por e humbi atë.
Menjëherë më pas, Berisha u tërhoqa nga kjo kërkesë dhe në vite i normalizoi marrëdhëniet me palën greke.
Gjithsesi, kërkesa e atëhershme e Berishës nuk kaloi lehtë për shqiptarët. Për disa kohë me radhë, nj valë riatdhesimesh përfshiu Greqinë duke nisur të famshmin operacion "Fshesa" i cili përzuri shumë emigrantë shqiptarë të cilët në ato vite e kishin të pamundur të legalizoheshin.
e.r/NOA