English

Truri i të porsalindurve është uniseks

SHBA, 5 Prill NOA - Truri tek të porsalindurit është uniseks, e më pas janë vetë prindërit të cilët bëjnë diferencimin duke i përshtatur fëmijët e tyre në bazë të gjinisë që janë.

Kjo tezë është mbështetur nga revista amerikane "Mind Scientific American" të cilët në një studim të tyre arritën në këtë përfundim.

Kështu sipas saj tek fëmijët të cilët sapo kanë lindur truri i meshkujve dhe i femrave mund të thuhet se nuk është plotësisht i ngjashëm por, sjelljet e tyre nuk janë në varësi të tij por, në atë çka i mësojnë prindërit të cilët ndikojnë shumë në këtë sjellje që fitohet nga vetë fëmijët e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE