English

Vrasja e trefishtë që tronditi shqiptarët në Gjermani

Freising, Gjermani- 6 Prill NOA - Një vrasje e trefishtë ka tronditur qytetin e Freisingut, land i Bavarisë së Gjermanisë. Një shqiptar nga Kosova, ka qëlluar për vdekje gruan, djalin e tij 5-vjeçar, më pas edhe veten. Tragjedia e rëndë ndodhi brenda në apartamentin, ku jetonte bashkëshortja e autorit të kësaj masakre. Sipas policisë, nga kjo ngjarje, ka shpëtuar mrekullisht, djali i dytë i çiftit.

Masakra

Mbrëmjen e së dielës, Ajet K., 40 vjeç, me origjinë nga Kosova por prej vitesh me banim në Gjermani, ka shkuar në banesën e gruas së tij, Dinore K., me të cilën ishte divorcuar rreth një vit e gjysmë më parë.

Sipas policisë, të cilët i referohen dëshmive të fqinjëve, mes çiftit ka nisur një debat i ashpër dhe më pas janë dëgjuar të shtëna arme.

Fillimisht 40-vjeçari, ka qëlluar me armë pistoletë mbi djalin e tij 5-vjeçar Aulonin, më pas mbi gruan Dinoren dhe në fund edhe veten. Mediat gjermane, që përcollën lajmin e rëndë, shkruajnë se ka qenë gruaja, në gjendje të plagosur, ajo që ka mundur të lajmërojë policinë, por ka qenë tepër vonë.

Pas të shtënave të armës, edhe fqinjët nuk kanë nguruar t'i telefonojnë policisë. Në momentin që kjo e fundit ka mbërritur brenda në banesë, të tre kishin ndërruar jetë.

Por nga kjo tragjedi e rëndë, ka shpëtuar për mrekulli djali i dytë i çiftit, Ronarti 2 vjeç, i cili edhe pse ishte brenda në shtëpi, nuk dihet sesi ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë gjermane, djali 2-vjeçar, ka shpëtuar në rrethana ende të paqarta, pa u lënduar prej të shtënave të të atit. Djali, Ronarti, është marrë nga policia dhe është nxjerrë jashtë nga banesa. Më pas ai është dërguar në një spital, ku po trajtohet e mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe psikologes. Hetimi

Policia dhe ekspertët gjermanë, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Kur kanë shkuar në vendngjarje, ata janë munduar ta hapin derën me forcë, pasi autori i masakrës, para se të kryente krimin e kishte mbyllur derën me çelës. "Motivi i kësaj vrasje nuk është i qartë", ka deklaruar një zëdhënës i policisë bavareze.

Sipas policisë, çifti kishte më se një vit e gjysmë, që jetonte i ndarë dhe shkak ishin bërë grindjet dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme. Autori dhe viktima e këtij krimi, Ajet K., mësohet se kishte vite që kishte emigruar nga Kosova drejt Gjermanisë.

Ai punonte si shofer autobusi dhe pas ndarjes me gruan, jetonte vetëm, ndërsa Dinorja jetonte vetëm me dy djemtë. Mesa duket një situatë e tillë, kishte çuar në depresion 40-vjeçarin, i cili mësohet se edhe pas ndarjes vazhdonte të kishte kontradikta me bashkëshorten, për shkak të kujdestarisë së dy djemve.

Kohët e fundit ai ishte munduar disa herë t'ia merrte me forcë djemtë bashkëshortes, por kjo nuk ishte e mundur, për shkak të mbrojtjes dhe favorizimit absolut që i bën ligji nënës, në shtetin gjerman.

Policia tha se çifti kishte më se një vit e gjysmë, që jetonte i ndarë dhe shkak ishin bërë grindjet dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme. Edhe pas ndarjes ata vazhdonin të kishin kontradikta, për shkak të kujdestarisë së dy djemve dhe kjo dyshohet të jetë bërë shkak i krimit të rëndë.

e.r/NOA

KOMENTE