Afrikë e Jugut, 6 Prill NOA - Është zbuluar "lidhja e humbur" në mes të njerëzve dhe majmunëve e cila mund të rievolucionojë të kuptuarit se si njerëzit mund të kenë evoluar. Shkencëtarët, në fakt, besojnë se kanë gjetur skeletin e një fëmije që ka jetuar dy milionë vjet më parë në Afrikën e Jugut, skelet i cili do të shfaqet për herë të parë të enjten më datë 8 prill 2010.
Skeleti i gjetur është një qenie krejtësisht e re e që është në një fazë të ndërmjetme në mes të të parëve të majmunëve dhe njeriut modern. Kjo, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë për të thyer një nga misteret e mëdha të pemës gjeologjike.
Ndërsa shumica e fosileve të gjetur deri tani janë pak a shumë të shpërndara: fragmente të eshtrave dhe të dhëmbëve, zbulimi i fundit është një skelet pothuajse i plotë.
Eshtra u gjetën në shpellën Malapa Sterkfontein Malapa në Afrikën e Jugut nga profesori Lee Berger i Universitetit të Witwatersrand në Johanesburg.
Profesor Phillip Tobias, një antropolog, thotë se zbulimi është '''i mrekullueshme dhe emocionues", citon "Daily Mail". Zbulimi, së bashku me një numër të fosilesh të tjera të gjetura deri tani, mund të ndihmojë shkencëtarët mund të sjellë të reja evolucionare; të kuptojnë se si paraardhësit tanë kanë evoluar nga Australopithecus (Homo habilis), i gjetur në Afrikën rreth 3.9 milionë vjet më parë, një ndër qeniet e para njerëzore rreth 2.5 milionë vjet më parë. Skeleti besohet të jetë midis evolucionit të këtyre dy llojeve.Ai përfshin një legen dhe të tërë gjymtyrët mund të zbulojnë nëse ky lloj i sapo zbuluar ecte në dy këmbë ose mbi të katër këmbët.
Kockat e duarve mund të sigurojnë çelësin për të kuptuar se kur qeniet njerëzore kanë mësuar aftësinë të mbajnë veglat e para prej guri.
Dr. Simon Underdown, një ekspert në evolucionin e llojeve në Oxford Brookes University (Angli), u shpreh: "Ky zbulim mund të shtojë njohuritë tona për të parët tanë".
Skeleti është vizituar dhe nga presidenti i vendit Jacop Zuma
a.k/NOA