English

Angli, më 6 maj zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Londër, 6 prill, NOA - Britania e Madhe përgatitet që të mbajë më 6 maj parlamentare. Kryeministri Gordon Brown pritet ta konfirmojë sot këtë datë zyrtarisht, bëjnë të ditura qarqe nga Partia Laburiste. Më parë shefi i qeverisë do të pritet në një audiencë tek mbretëresha Elizabeta II, në Pallatin Buckingham, ku do të kërkojë leje për shkarkimin e parlamentit.

Në sondazhet e fundit, kryeministri Brown dhe Partia e tij Laburiste kanë shënuar rezultate më të dobëta se Partia Konservatore. Laburistët kështu mund të humbin pushtetin pas 13 vitesh, por aktualisht asnjëra prej këtyre dy partive të mëdha nuk mund të llogarisë me shumicën e duhur të mandateve për krijimin e qeverisë.

Atyre u duhet ndonjë partner për krijimin e koalicionit qeveritar, që do të ishte koalicioni i parë në Britani të Madhe, që prej vitit 1974. Në këtë vend tani më ka filluar edhe fushata parazgjedhore, ku kandidatët kryesor Gordon Brown dhe David Cameron akuzojnë njëri tjetrin.

Lideri i konservatorëve Cameron akuzoi kabinetin qeveritar se nuk ka asnjë përgjigje. "Asnjë përgjigje, mashtrime të pafundme, asnjë informacion dhe përgjigje në pyetjet konkrete. Kur do të vijë koha e largimit të ministrave të paaftë?".

Ndërsa kryeministri Brown në një prej paraqitjeve të fundit akuzoi liderin e tanishëm opozitar. "Cameroni e ka gabim në qëndrimet e tij për çështjet ekonomike. Gabime dhe vetëm gabime", theksoi Brown.

NOA/DW

KOMENTE