Tiranë, 6 Prill NOA Update - Drejtoria e Policisë së Tiranës publikoi pak çaste më parë zyrtarisht arrestimin e dy uniformave blu të akuzuar për shpërdorim detyre dhe marrje mite.
Të arrestuarit janë kryeinspektor Preng Frroku dhe inspektor Besnik Ceni, që të dy me detyrë agjentë kriminalë në Komisariatin nr 3 të Tiranës.
Arrestimi i tyre u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pas dyshimeve për abuzime.
Ata akuzohen se në bashkëpunim, në kohë të ndryshme kanë bashkëpunuar me elementë të kontingjentit kriminal në Tiranë duke ndarë së bashku para që vidheshin apo grabiteshin nga qytetarët kryesisht në rrugë të shkreta të kryeqytetit apo në urbanë dhe autobuzë të linjave të tjera.
e.r/NOA