Tiranë, 6 prill, NOA - Mbi 50 avokatë të shtetit kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore deri në 10 prill, pasi pohojnë se nuk janë paguar nga shteti që prej 8 muajsh.
Një fakt të tillë e ka pohuar kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, sipas të cilit "nëse qeveria nuk zgjidh problemin e pagesave të avokatëve të shtetit, atëherë edhe avokatët penalistë në vend do të bojkotojnë proceset gjyqësore".
Sipas Vishës, situata paraqitet më problematike për Tiranën, pasi 40 gjyqtarë të papaguar nga shteti, operojnë pikërisht në këtë zonë.
Por lidhur me një fakt të tillë, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili i ka ftuar avokatët t'i rikthehen punës.
Por Visha e ka cilësuar këtë si një formë shantazhi dhe presioni që ministria po zgjedh ndaj avokatëve, pa gjetur më parë rrugën e zgjidhjes së problemit në fjalë.
n.e/NOA