English

Braçe: Qeveria po bllokon investimet në Berat

Berat, 6 prill, NOA - Qeveria Berisha po bllokon investimet në zonën e Beratit, në mënyrë të qëllimshme.

Një fakt të tillë e ka theksuar duke folur nga ky qytet, deputeti socialist, Erion Braçe, sipas të cilit, dora e qeverisë duket qartë edhe në vendimin më të fundit të Bankës Botërore për anulimin e projekteve në këtë qytet.

"Vendimi i marrë për anulimin e projekteve është tendencioz dhe jo i panjohur", - ka thënë Braçe, duke shtuar se kjo është një arsye tjetër më shumë për të protestuar.

Sipas tij, projekti në fjalë do të bënte të mundur ndërtimin e tregut në këtë qytet, që do të sillte me vete edhe zhvillimin e ekonomisë.

Ai u ka bërë thirrje gjithë beratasve që të bashkohen protestës së PS-së për transparencë dhe krizën e gjithanshme që ka përfshirë vendin, në 10 prill në këtë qytet.

n.e/NOA

KOMENTE