English

E mitura 3 muaj prostitutë në hotel, kapen 4 tutorët

Tiranë, 6 prill, NOA - Për tre muaj me radhë, kanë përdhunuar dhe shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një të mitur 17-vjeçare, në disa hotele të Tiranës dhe "Vito" në autostradën Tiranë-Durrës, por janë arrestuar në flagrancë nga forcat policore.

Bëhet fjalë për 4 persona me emrat Gentian Prenga, 27 vjeç; Artur Përndokaj, 44 vjeç; Albert Stafa, 27 vjeç dhe Fjordi Avdiu, 24 vjeç; që të katërt banues në Tiranë, të cilët janë kapur në kuadrin e operacionit të koduar "Mysafiri".

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete, shuma e parave prej 15 000 lekë, 20 telefona celularë si dhe 5 prezervativë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprat penale "Trafikim i femrave", "Heqja e paligjshme e lirisë", ndërsa për Fjordi Avdiun rëndon edhe vepra penale e "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", të parashikuara këto nga nenet 114/a/1, 115, 100/2 dhe 110 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE