English

Gardisti dëshmitar i '97-ës: Si m'u vranë kolegët në Cërrik

Tiranë, 6 prill, NOA - Nuk ishin të armatosur siç duhet, prandaj mbetën edhe aq shumë policë dhe gardistë të vrarë gjatë masakrës së Cërrikut, në mars të vitit 1997.

Ky ka qenë thelbi i dëshmisë së dhënë nga gardisti Shpend Haklaj, në seancën e sotme tek Gjykata e Krimeve të Rënda në procesin e Bandës së Cërrikut.

Sipas tij, ai dhe gardistët e tjerë, 13 vjet më parë u ngarkuan me detyrën për të vendosur normalitet në qytetin e Cërrikut, porse janë ndeshur atje me breshëri armësh, të cilat u morën jetën shumë prej tyre.

"Ne nuk ishim armatosur siç duhej, kishim vetëm pistoleta", ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij.

Ndërsa më pas, ka pohuar se ishin urdhëruar nga shefat për t'iu bashkangjitur forcave speciale në këtë operacion.

Masakra e Cërrikut ndodhi më 23 mars 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE