Gjakovë, 6 prill, NOA - Mosmarrëveshjet bashkëshortore kanë bërë që një burrë, jo vetëm të dhunojë gruan e tij, por edhe ti djeg të gjitha rrobat. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Gjakovës. Policia e Kosovës raporton se gjatë pasdites së djeshme ka arrestuar një preson, emri i të cilit për arsye etike, nuk bëhet i ditur.
Akuza që rëndon mbi të është ushtrimi i dhunës fizike ndaj bashkëshortes.
Por veç kësaj, ajo që ka çuditur më tepër policinë është fakti se burri i ka djegur rrobat gruas dhe me pas dhe dokumentin identifikues.
Pas marrjes së njoftimit, Policia e Kosovës ka arrestuar burrin, ndërsa gruan e ka dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
m.xh/NOA