English

Kalojnë fshehurazi në aeroport të vdekurin: Po fle gjumë

Liverpul, 6 prill, NOA - Për të kthyer trupin e vdekur të fshatarit të tyre në Gjermani pa paguar taksat, dy gra kanë raportuar në kufi para forcave policore se i ndjeri 91-vjeçar ishte në gjumë.

Duke u nisur nga Liverpuli, pasi janë zbuluar nga policia se çfarë po bënin në të vërtetë, dy gratë janë arrestuar menjëherë, ndërsa kufoma është nisur me taksi në destinacionin e duhur.

Një skenë tragji-komike kjo e dy plakave të lartpërmendura, saqë dukej si e marrë nga filmi "Fundjava në Bernie".

Kanë qenë dy gra gjermane, 41 dhe 66 vjeç, të cilat e kanë vendosur kufomën në një karrocë duke i vënë mbajnë syze dielli dhe duke shpresuar se stafi i aeroportit nuk do ta dallonte se pasagjeri kishte vdekur.

Por dy gratë dukeshin të dyshimta dhe prandaj u alarmuan menjëherë autoritetet.

Gratë u shfajësuan duke thënë se ishte vdekje aksidentale e jo vrasje, dhe se donin të shmangnin taksat e kthimit të një kufomë që mund të jenë deri në 3.000 euro.

n.e/NOA

KOMENTE