Tiranë, 6 prill, NOA - Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore shqyrtoi sot dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësisht të mëdha" si dhe projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes me Letoninë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve".
Dy projektligjet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
I pari ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e ndihmës në rastet e katastrofave ose fatkeqësive të mëdha ndërmjet palëve nënshkruese.
Ndërkohë që projektligji tjetër, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, ka si qëllim bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike etj
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve u njohën me detajet e këtyre marrëveshjeve dhe më pas i miratuan ato duke i kaluar për votim në seancën plenare.
n.e/NOA