Shkup, 6 prill, NOA - Kontesti 19-vjeçar për emrin e Maqedonisë, ndoshta është në rrugë për t'u zgjidhur.
Në vigjilje të bisedimeve të reja mes ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë para së gjithash duket se po vështrohet zgjidhja.
Kontesti për emrin e pengon FIROM-in të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe t'i fillojë negociatat për anëtarësimin në BE. Janë zhvilluar negociata të gjata ndërmjetësuese, ndërsa tani, duket se propozimi që të përdoret emri "Maqedonia Veriore" do të mundej të ishte zgjidhja.
Kjo është propozuar për herë të parë nga një ministër grek.
Ndërsa liderët e të dy vendeve zyrtarisht kumtuan se do të dëshironin që së shpejti të arrihet zgjidhja me qëllim që edhe më shumë të përforcohen marrëdhëniet ekonomike mes dy fqinjëve.
Të dyja palët do të takohen në mesin e muajit prill, ndërsa sipas radios suedeze, ka njohuri se zgjidhja për emrin do të mundej të arrihet para qershorit të këtij viti.
NOA-INA