Tiranë, 6 prill, NOA - Pasi është mbledhur pak ditë më parë për të përcaktuar fazat e reja të aksionit opozitar, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet që të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar mbi ndryshimet statutore të saj.
Konkretisht, këto janë disa ndryshime të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të Partisë Socialiste në qendër dhe në rrethe.
Ndërkaq, në draftin e hartuar, parashikohet që të rikthehet struktura organizative, me kryetar rrethi.
Pritet që diskutimi i këtyre ndryshimeve statutore, të shoqërohet me debate në radhët e dy grupimeve që ekzistojnë brenda selisë rozë, atij të mbështetësve të kryetarit Rama dhe Lëvizjes për Mendimin Ndryshe.
n.e/NOA