English

Obama kufizon mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

Uashington, 6 prill, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, angazhohet në kuadër të strategjisë së tij të re atomike për kufizimin e mundësive të përdorimit të armëve bërthamore.

Mediat amerikane raportojnë se dokumenti i cili flet mbi këtë çështje, thekson si qëllim të vetëm të armëve bërthamore që të pengojnë apo t'i përgjigjen një sulmi bërthamor.

Strategjia pritet që të hedhë poshtë çdo mundësi që Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë armë bërthamore.

Ndërkaq, në një intervistë për gazetën "Neu York Times", presidenti Obama shpjegoi se SHBA-ja duhet të obligohet që të mos përdorë armë bërthamore kundër asnjë vendi që nuk ka armë të tilla.

Përjashtime duhet të ketë vetëm në rastin e Koresë së Veriut dhe Iranit. Perëndimi kritikon këto dy vende se nuk i kanë paraqitur hapur informacionet rreth programit të tyre atomik.

Ndërkohë që presidenti Obama është i mendimit se SHBA-ja duhet të heqë dorë në tërësi nga zhvillimi i armëve të reja bërthamore.

n.e/NOA

KOMENTE