Moskë, 6 prill, NOA - Rusia ruan të drejtën të tërhiqet nga pakti me Shtetet e Bashkuara për shkurtimin e armatimit bërthamor. Deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, bëhet vetëm pak ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për çarmatimin mes Uashingtonit e Moskës.
Qëndrimet ruse lidhen me kundërshtimet ndaj planit amerikan për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë.
Ndërkohë gjatë takimit mes dy presidentëve, atij të SHBA-ve Barak Obama dhe presidentit rus, Medvedev u ra dakord për nënshkrimin e një pakti të ri mbi çarmatimin,
m.xh/NOA