Itali, 6 Prill NOA - Me përgjimet e reja telefonike të cilat janë nxjerrë kohët e fundit dhe i përkasin procesit, me sa duket të pafund, të "Calciopolit" shumë persona janë duke kërkuar një rihapje të tij dhe në marrje vendimesh të reja nga trupat gjykuese përkatëse.
Janë të gjithë tifozët e Juventusit të cilët kërkojnë diçka të tillë ku krahas tyre janë dhe mbrojtësit ligjorë të kësaj skuadre dhe ata të ish drejtorit të përgjithshëm të këtij ekipi, Luçiano Moggi.
Kujtojmë se ishte skuadra e Juventusit e cila u penalizma atëherë më rëndë nga të gjitha skuadrat e tjera, ku atyre u hoqën dy kampionate dhe kaluan në Seria B.
Për këtë arsye duke parë se tashmë e përfshirë në këtë skandal të futbollit italian po dalin në pah dhe skuadra të tjera përmendur këtu dhe Interin, kjo në sajë të përgjimeve telefonike të presidentit Morrati me disenjatorin e arbitrave Bergamo, të gjithë po kërkojnë një rihapje të këtij procesi dhe në marrjen e disa vendimeve të reja lidhur me këto fakte.
r.b/NOA