Tiranë, 6 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Horst Koehler.
Ajo zhvillohet plot 12 vjet pas vizitës së mëparshme në rang presidentësh, kryer në Gjermani, nga ish-presidenti Rexhep Mejdani, e në këtë kuadër, shihet si një ripërtëritje domethënëse e raporteve diplomatike mes dy vendeve tona.
Bëhet me dijeni në mënyrë paraprake, se gjatë diskutimeve në takimin mes dy presidentëve, është folur për çështjet e integrimit evropian, bashkëpunimin dypalësh, liberalizimin e vizave, bashkëpunimin ekonomike dhe atë në organizatat ndërkombëtare.
Ndërkaq, thuhet se Topi shoqërohet nga një delegacion i madh, ku është i pranishëm edhe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, si edhe një grup biznesmenësh nga Tirana, të cilët në bashkëpunim me Dhomën e Industrisë dhe të Tregtisë të Berlinit zhvillojnë një forum për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
n.e/NOA