English

Qeveria dënon djegien e Drejtorisë Arsimore

Prishtinë, 6 prill NOA - Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi sot ashpër aktin kriminal të shpërthimit dhe djegies së objektit të Drejtorisë komunale të Arsimit (DKA) në qendër të Komunës së Vitisë, që ka ndodhur sot nga persona të panjohur.

Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

"Qeveria e Kosovës fton qytetarët që të ndihmojnë Policinë e Kosovës për zbardhjen e këtyre akteve kriminale që kanë për qëllim shkatërrimin e pronës publike", - thuhet në reagimin zyrtar.

Shpërthimin e mbrëmshëm në Viti e dënoi edhe Misioni i EULEX-it. "Veprimet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit dhe nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe të civilizuar", thuhet në deklaratë. Mbrëmë pas mesnate, persona të panjohur sulmuan me një mjet shpërthyes objektin që shfrytëzohet nga Drejtorati për Arsim i Kuvendit Komunal të Vitisë. Nga shpërthimi, lëndime të lehta mori njëri nga dy rojet e objektit.

a.b/NOA

KOMENTE