Angli, 7 Prill NOA - Janë shuar dhe shpresat e fundit të Uejn Runeit për të qenë prezent në ndeshjen e Ligës së Kampionëve e vlefshme për çerekfinalet e këtij evenimenti.
Kujtojmë se lojtari mori një dëmtim në ndeshjen e parë midis Bajernit dhe Manchester United ku në fundin e saj ai u pa të dilte i dëmtuar nga fusha e lojës.
Runi mund të themi se është lojtari më i rëndësishëm i Manchester United për këtë sezon dhe për Ferguson mungesa e tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve do të jetë tepër e rëndësishme.
Vetë lojtari është shprehur për këtë dëmtim duke thënë se momentalisht ai nuk është rikuperuar në 100 % të formës por, përmirësimet me gjendjen e tij janë mjaft të dukshme.
r.b/NOA