Tiranë, 6 prill, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë ndërmarrë një aksion intensiv kontrollesh kundër tregtimit në mënyrë të paligjshme të celularëve apo aksesorëve të ndryshëm të tyre, duke i shitur ato pa licencë e duke shmangur në këtë mënyrë taksat,
Dëbimi nga rruga i tregtarëve që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm, bëhet me dijeni se po vijon edhe në ditën e sotme, duke u theksuar prej policisë së kontrollet deri në eliminimin e plotë të këtij fenomeni nuk do të ndalen.
"Policia nuk do të lejojë në asnjë moment tregtimin e celularëve në mënyrë të kundraligjshme për t'iu shmangur detyrimit tatimor dhe tregtimit pa licencë, në sheshe të ndryshme dhe pranë Postës Shqiptare", thuhet në njoftimin përkatës të Policisë së Shtetit.
n.e/NOA