English

Sulm në një shkollë të Vitisë, plagosen dy roje

Gjilan, 6 Prill, NOA - Persona të panjohur kanë sulmuar sot pas mesnate me një granatë godinën që shfrytëzohet nga drejtoria e Arsimit të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku nga shpërthimi, është plagosur një nga dy rojet që gjendeshin në objekt.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se nga shpërthimi, zjarri kishte përfshirë gjithë objektin dhe sipas deklaratave të rojave që gjendeshin në objekt, përgjegjësit e këtij sulmi, kanë qenë persona të armatosur.

Objekti gjendet në oborrin e shkollës "Kuvendi i Lezhës" në Viti dhe së fundi është shndërruar në çështje të pronësisë së kontestuar midis drejtorisë për Arsim të Kuvendit Komunal dhe Shoqatës së Gjuetarëve.

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka marrë vendim që objekti i takon Shoqatës së Gjuetarëve, por vendimi nuk ishte zbatuar asnjëherë.

m.xh/NOA

KOMENTE