English

Tatimet: 90 % e bizneseve kanë deklaruar elektronikisht shitjet

Tiranë, 6 prill, NOA - Rreth 90 % e tatimpaguesve të regjistruar për TVSH dhe tatim- fitim, kanë përmbushur detyrimin ligjor të dorëzimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas të cilës, nga rreth 15.000 tatimpagues, të cilët sipas legjislacionit tatimor kanë detyrimin për të dorëzuar elektronikisht librat e shitjes dhe blerjes, e kanë kryer një akt të tillë 13.000 prej tyre.

Nga ana e tij, ky institucion ka shprehur falënderim për të gjithë tatimpaguesit, të cilët megjithë vështirësitë teknike që kanë hasur, realizuan përmbushjen e këtij detyrimi, duke realizuar dërgimin në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes.

n.e/NOA

KOMENTE