Shkup, 6 prill, NOA - Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar se vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund ta evitojnë një konflikt të mundshëm në Maqedoni.
"Nuk ka zgjidhje tjetër të situatës. O konflikt, o zgjedhje të parakohshme. PDSH-ja e preferon këtë mënyrë më të butë demokratike të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se situata nëse zvarritet kështu, është situatë konfliktuale. Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt", deklaroi Thaçi.
n.e/NOA