English

Toni Bler thërret zjarrfikëset vetëm se i mori flakë tosti

Londër, 6 prill, NOA - Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ka shkaktuar një alarm zjarri duke kërkuar edhe ardhjen e zjarrfikësve në shtëpinë e tij, vetëm sepse i mori flakë tosti me të cilin përgatiste mëngjesin.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Blerit, në Undervood Votton, e shpallur si një monument historik.

E duket se për këtë, ish-kryeministri ka vënë merak nga kjo flakë e vogël dhe ka thirrur zjarrfikëset.

Por këta të fundit e kanë cilësuar si të kotë gjithë këtë alarm të vënë prej tij.

n.e/NOA

KOMENTE