Londër, 6 prill, NOA - Ndërsa Britania e Madhe më 6 maj, do të dalë në votime për qeverinë e ardhshme të vendit, mbretëresha Elizabet ka pranuar të shpërndajë parlamentin e këtij vendi, lajm ky që konfirmohet nga vetë kryeministri Gordon Broun pas një takimi me të.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë britanike, është takuar edhe me ministrat e kabinetit para se t'i kërkojë parlamentit që të shpërndahet në 12 prill.
Ndërkaq, në Britaninë e Madhe ka nisur fushata elektorale, ku kandidatët kryesorë të saj janë Gordon Broun dhe David Cameron, të cilët e kanë ngritur atë mbi akuza ndaj njëri-tjetrit.
Nëse partia Laburiste do të fitojë në këto zgjedhje, kjo ka për të qenë hera e katërt për të që ajo qëndron në krye të pushtetit.
n.e/NOA