English

Zhduket prej tre ditësh 16 vjeçarja

Durrës, 6 prill, NOA - Një 16 vjeçare nga Sukthi i Durrësit rezulton e zhdukur në rrethana misterioze prej tre ditësh. Bëhet fjalë për shtetasen Rezarta Tahiraj, e cila që nga data 3 prill nuk është kthyer më në banesën e saj.

Denoncimi për humbjen e 16 vjeçares është bërë vetëm mbrëmjen e djeshme nga e ëma e vajzës, e cila ka dhënë identitetin dhe profilin e saj për të ndihmuar policinë në gjetjen e adoleshentes.

Sipas policisë së Durrësit, "shtetesja N.T., banuese në Sukth Durrës, deklaron se më datë 03.04.2010, i është larguar nga banesa vajza e saj, shtetesja Rezarta Tahiraj, e datëlindjes 13.02.1994, me arsim 8 klasë".

Policia sqaron se nga ana e efektivave të saj po punohet për gjetjen e adoleshentes.

m.xh/NOA

KOMENTE