Video: {youtube}rnLQcnbbLkA{/youtube}
Rio de Zhanejro, 7 Prill NOA - Mbi 15 orë shi i vazhdueshëm, krejt i pazakontë për këtë sezon, ka shkaktuar kaos në Rio de Zhanejro, ku deri tani kanë mbetur rreth 80 të vdekur dhe gjysma e qytetit është nën ujë. Shiu vazhdon të bjerë akoma, ndërsa zjarrfikësit dhe ushtria po gërmojnë në kërkim të dhjetëra njerëzve të humbur nga rrëshqitjet e dheut.
Situata është veçanërisht dramatike në Santa Tereza, e lidhur me qendrën e qytetit me tramvaj në natyrë, veçanërisht e frekuentuar nga turistët.
Ekipet e shpëtimit kanë tërhequr nga rrënojat e shtëpive të shembur 15 vetë dhe dhjetëra njerëz figurojnë ende të humbur.
Kryetari i Rio, Eduardo Paes, tha se "situata është krejtësisht kaotike: të gjitha rrugët kryesore janë bllokuar."
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre. "Ajo që ne duam është të shpëtojmë jetën e njerëzve e se ata duhet të qëndrojnë në shtëpi", - pohoi ai.
Shkollat janë mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm dhe trafiku është në kolaps.
a.k/NOA