Tiranë, 7 prill, NOA - Investitorët e huaj apo ata vendas, tremben enkas nga qarqe të caktuara, sapo marrin vesh se ata kanë vendosur të hedhin para në një sipërmarrje.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur prej tij në mbledhjen e qeverisë, duke theksuar faktin se "sa marrin vesh që është një investitor, e trembin duke hapur çështje gjyqësore për pronësinë, hapin padira për t'u vënë gjoba deri në 50 mijë euro".
"Por nëse hyjnë në procese të pandershme, do të dështojnë", bëri me dijeni ai.
Ndërkaq, ai tha më pas se është e papranueshme që të jepet leja minerare dhe mendojnë se i kanë pasuri private, por ujërat dhe minierat janë pasuri publike në çdo kohë dhe në çdo vend.
"Të mos shpikin kode që nuk ekzistojnë, ndaj dhe ne kemi shpikur një ligj të mirë për pasuritë publike", u shpreh ai.
"Do të qëllohet me gjithë forcën e ligjit, do të garantohet autoriteti i shtetit pas çdo leje të dhënë, sikundër rregullat e shpronësimit, duhet të zbatohen", tha ndër të tjera kryeministri Berisha.
n.e/NOA