Tiranë, 7 prill, NOA - Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet mes dy ekipeve të Besës dhe Vllaznisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 9 maj në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Kjo pasi ekipi i Besës ka arritur në fitojë në Peqin ndaj ekipit të Shkumbinit me rezultatin 0-1 falë një goli të shënuar nga Cikalleshi.
Ndërsa në Shkodër, ekipi i Vllaznisë ka kaluar në finale duke lënë jashtë saj ekipin e Teutës.
Të dyja këto ndeshje janë shoqëruar me tension gjatë tyre, për shkak se pretendonin pjesëmarrjen me çdo kusht në finale.
n.e/NOA