Torino, 8 Prill NOA - Mund themi se është një ndër periudhat më të vështira të ekipit të Juventusit dhe pikërisht në këtë moment të zymtë të saj, presidenti i klubit Blanc ka vendosur të tregojë ashpërsinë e tij kundrejt lojtarëve.
Ai i shoqëruar nga eskorta e tij e boodyguards u kthye në Vinovo, ku skuadra e bardhë e zinjve zhvillon dhe seancën stërvitore, dhe në prezencë të Bettegës ka mbledhur të gjithë lojtarët e ekipit për ti njoftuar në lidhje me atë ç'kishte për të thënë.
"Detyra jonë është të paguajmë lojën tuaj dhe deri në momentin që do të vijnë rezultatet nuk do të paguheni", - këto me sa duket kanë qenë fjalët e presidentit Blanc, i cili ka dhënë një deklaratë tepër të fortë në drejtim të lojtarëve të skuadrës, në këtë moment kritik të kampionatit.
Me sa duket stafi drejtues i Juventusit po kërkon rezultatet nga ekipi i tij dhe për këtë gjë duhet thënë se ata ndoqën rrugën më të ashpër kundrejt lojtarëve të tyre.
r.b/NOA