English

Depresioni, vetëhelmohet me ilaçe

Tiranë, 7 prill, NOA - Një djalë 25-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak të Tiranës pasi rezultoi të ishte i vetëhelmuar.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i helmuari ka inicialet I.V., banues i këtij qyteti.

Grupi hetimor i krijuar kreu veprimet e para nga të cilat rezultoi se personi në fjalë (i cili vuante edhe nga probleme të depresionit nervor), ka pirë disa medikamente të cilat i ka gjetur në banesë.

Aktualisht, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet proceduriale iu dërguan prokurorisë së Durrës për ndjekje të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE