English

Dy shqiptarë dhe një italian plaçkitin klinikën

Romë, 7 Prill NOA - Karabinierët e qytetit të Romës kane arrestuar me akuzën e tentimit për plaçkitjen e një studioje mjekësore (klinikë) dy djem shqiptarë dhe një qytetar italian.

Respektivisht shqiptarët e arrestuar ishin nga 18 dhe 25 vjeç, ndërsa italiani kishte një moshë 36 vjeçare dhe me sa duket ai ishte dhe kryetari i kësaj bande të vogël.

Të tre kishin mundur të hynin në brendësi të ambienteve të kësaj studioje ku kishin tentuar të merrnin kasafortën pasi kishin çuar dy kompjuter të cilat i morën po në atë zyrë.

Ishte një telefonatë në drejtim të karabinierëve ajo që i solli ata në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur kapjen e të treve ku dhe pse tentuan të largoheshin me automjetin e tyre sërish u ndaluan dhe për to u mor menjëherë masa e arrestit.

Për sa i përket procedimit të tyre penal është bërë e ditur se ai do të jetë i menjëhershëm.

r.b/NOA

KOMENTE