Bishkek, Kirgistan, 7 Prill - Ministria e shëndetësisë e Kirgizisë thotë se së paku 17 vetë janë vrarë dhe afro 180 të tjerë janë plagosur, në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveritarë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakijev.
Ngjarja ndodhi jashtë presidencës së Kirgizisë, në kryeqytetin Bishkek, kur shpërthyen të shtënat ndërmjet forcave të sigurisë dhe njerëzve që ishin në turmën e demonstruesve kundër Qeverisë.
Video: {youtube}0L1srqYLnu8{/youtube}
Mediat raportojnë se në kryeqytetin Bishkek protestuesit kanë depërtuar në Parlamentin e Kirgizisë, ndërsa nga Zyra e prokurorisë është parë flakë.
Bëhet e ditur se mijëra demonstrues e rrethuan presidencën në Bishkek, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakiev. Asnjë stacion televiziv nuk transmeton program, pasi protestuesit e zemëruar kanë depërtuar në selinë e ndërtesës së Televizionit shtetëror gjatë protestave anti-qeveritare, që u shndërruan në të dhunshme. Presidenti Bakijev ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek ndërkohë që në qytetin verior, Talas, gjatë natës protestuesit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një ndërtese qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Bakiev. Protesta janë mbajtur edhe në qytetet Osh dhe Tokmok.