Londër, 7 prill, NOA - Edhe tridhjetë sekonda të tjera dhe një vajzë 27-vjeçare do të ishte tani e akuzuar për krim. Dhe a e dini pse?
Pasi Claire Smedley, e kishte gjoksin aq të madh dhe të bollshëm saqë pothuajse e ka vrarë të dashurin e saj gjatë një raporti seksual.
Gruaja me një masë 40 të gjirit, pothuajse e barabartë me një shkallë të shtatë, tregon sesi ndërsa ishte duke bërë dashuri me të dashurin e saj, kuptoi Steven, kishte "probleme të frymëmarrjes". "Unë pashë Stiven të acaruar, - tregon Claire, - por unë mendoj se e kishte nga qejfi dhe kështu që vazhdova. Disa minuta më vonë kam kuptuar që unë kam qenë plotësisht e fiksuar mbi fytyrën e tij dhe se nuk po e lija të merrte frymë".
Më tej pohon sesi "ishte në një panik dhe ishte gati për të thirrur 999, kur rifilloi për fat të merrte frymë".
Ndërsa Steven, u tha gazetarëve se po mendonte se ishte duke vdekur ato çaste.
"Unë u përpoqa ta shtyj Claire për të lëvizur, - tha ai, - por ajo duhet ta ketë keqkuptuar dhe nuk e ka marrë parasysh duke më lënë thuajse të vdekur dhe pa frymë nga gjinjtë e tij të mëdhenj".
n.e/NOA