English

I vdekuri që u fut në avion, dy gratë: Nuk kishim para 

Angli, 7 Prill NOA - Për të çuar trupin e një të vdekuri në vendlindjen e tij në fshatrat e Gjermanisë pa paguar taksat, dy gra kanë tentuar ta hipin atë në bordin e avionit me justifikimin se ai ishte vetëm në gjumë dhe jo i vdekur.

Të dyja gratë respektivisht nga 44 dhe 46 vjeç, më pas u arrestuan nga forcat policore dhe kjo pasi tentuan të hipnin 91 vjeçarin tashmë të ndarë nga jeta, në avion, në aeroportin e Liverpulit.

Një skenë me të vërtetë tragjikomike ajo që ka ndodhur në aeroport ku gjithashtu u bë e ditur se për ta sjellë atë deri në terminalin e Liverpulit, iu desh të hipnin dhe në një taksi duke e shoqëruar të moshuarin me një karrocë për të paralizuarit dhe duke i vënë atij dhe një palë syze.

Më pas, me të mbërritur në aeroport, punonjësit e atij vendi, lajmëruan menjëherë forcat policore të cilët morën masën e arrestit për dy gratë.

Ato kanë treguar për policinë se qëllimi i vetëm që kishin me aktin e kryer, ishte që të mos paguanin taksat pasi nuk kishin para të mjaftueshme.

r.b/NOA

KOMENTE