Tiranë, 7 prill, NOA - Instituti i Ndërtimit organizoi sot një uorkshop mbi problemet e fushës së ndërtimit në Shqipëri duke pasur si synim rritjen e cilësisë se ndërtimeve dhe ndërgjegjësimin e aktorëve kryesorë të kësaj fushe për zbatimin e ligjshmërisë së ndërtimit.
Në këtë ceremoni, merrnin pjesë Enkelejda Gjinali, këshilltare e kryeministrit për problemet e ujit; Ernest Noka, zv/ministër i Punëve Publike; Gëzim Karapici, drejtor i drejtorisë së Akreditimit; Bashkim Muça, drejtori i Standardeve; Andi Toma, drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve etj.
"Industria e ndërtimit vazhdon të jetë një degë e rëndësishme e ekonomisë se vendit tonë. Ndaj mendojmë se ka ardhur koha që ndryshimit të teknologjisë së prodhimit, për rrjedhojë dhe produkteve të ndryshuara, cilësisht duhet t'u përgjigjemi me një sistem të ri kontrolli cilësie", u shpreh drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artur Roshi.
Më tej, në këtë uorkshop u fol edhe për mënyrën si funksionon sistemi i ruajtjes dhe kontrollit të cilësisë së produkteve të ndërtimit, strukturën e këtij sistemi etj.
n.e/NOA