Tiranë, 7 Prill NOA - Ishin në kërkim tre persona të cilët dyshoheshin për vjedhjen e një automjeti tip Benz me targa KJ nga të cilët u bë i mundur arrestimi i dy prej tyre.
Bëhet fjalë për Klevis Fatmir Murati, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe A.H, 17 vjeç dhe ky banues në Tiranë.
Nga burimet policore të vendit, gjithashtu bëhet e ditur se autorët ishin me një arsim të ulët ku të dy kishin mbarur vetëm tetë klasë.
Ngjarja për të cilën u dënuan personat në fjalë lidhet me datën 29 mars të këtij viti, ku të dy autorët në bashkëpunim dhe me një shokun e tyre, kanë vjedhur automjetin e tipit Benz të një shtetasi tjetër.
r.b/NOA