English

Kampionati i 2006, çdo gjë mund të ridiskutohet

Itali, 7 Prill NOA - Roberto Pardolesi, i cili mban titullin e profesorit dhe është një ndër tre komisionarët, i cili në bazë të mendimit të tij juridik, mund të kthejë kampionatin e vitit 2006 në shtëpinë e Juventusit.

Kjo çështje mund të themi se është drejt rihapjes pasi avokatët ligjorë të këtij klubi po kërkojnë kthimin mbrapsht të titullit kampion të Seria A.

Vetë Pardolesi, ka deklaruar se çdo gjë mund të rihapet dhe do diskutohet sërish në lidhje me përgjimet telefonike.

Ai gjithashtu theksoi se në qoftë se gjëra të reja do të dalin në lidhje me këtë çështje, atëherë me shumë mundësi kampionati i 2006 mund ti kthehet ekipit bardhë e zi.

r.b/NOA

KOMENTE