English

Kritika qeverisë lidhur me sigurimin social me Zvicrën

Prishtinë, 7 Prill - Përfaqësues të AAK-së e kanë kritikuar sot qeverinë e Kosovës, për ndërprerjen e marrëveshjes për sigurimet sociale me Zvicrën. Qeveria "nuk interesohet aspak për mërgimtarët, të cilëve nga 1 prilli u janë ndërprerë sigurimet sociale", thanë anëtarët e kryesisë së partisë më të madhe opozitare në Kosovë, në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, afro 170 mijë kosovarë, që punojnë në Zvicër dhe familjarët e tyre në Kosovë, do të dëmtohen rëndë nga kjo neglizhencë e institucioneve vendëse. /rfe/

KOMENTE